Juventusi kërkon fitoren e parë ndaj Spezias, formacionet zyrtare

Sonte vazhdon xhiroja e pestë në Serie A me disa ndeshje interesante.

Sport

22/09/2021 17:33

Juventusi do të jetë mysafirë i Spezias sonte nga ora 18:30, shkruan lajmi.net.

‘Bianconerët’, nuk e kanë nisur aspak mirë edicionin në Serie A, pas katër xhirove të para kanë vetëm dy pikë të grumbulluara në pozitën e 18.

Në anën tjetër Spezia ka katër pikë në vendin e 12, dhe sonte do të synojë të marr të paktën një pikë.

Ekipi i Massimiliano Allegrit do të hyjë me të vetmin qëllim për të arkëtuar tre pikë.

Këto janë formacionet zyrtare të dyja ekipeve:

Spezia: Zoet; Amian, Nikolaou, Hristov, S Bastoni; Ferrer, Bourabia; Verde, Maggiore, Gyasi; Antiste

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, De Sciglio; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Kean /Lajmi.net/