Juventusi i cakton çmimin Ronaldos

Juventusi dhe Ronaldo duket se gjithnjë e më shumë janë larg njëri-tjetrit.

Sport

12/03/2021 17:02

Pas ndeshjes ndaj Portos, “Tuttosport” kishte raportuar se nëse ndeshja ndaj portugezëve do humbet, atëherë gjasat që Cristiano Ronaldo të largohet nga Allianz Stadium janë të mëdha, transmeton lajmi.net.

Tani, sipas mediave italiane, Juventusi po konsideron shitjen e Ronaldos, të cilit i skadon kontrata në vitin 2022.

Sipas “Corriere dello Sport, Juventusi dëshiron ta shesë Ronaldon për një shumë për 30 milionë euro.

“Bianconerët” nuk po konsiderojnë vazhdimin e kontratës për momentin, shkaku i pagës së lartë të 36 vjeçarit.

“Fatmirësisht, ai ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe ne nuk jemi me nxitim për të folur për këtë gjë”, kishte deklaruar Fabio Paratici.

Ronaldo erdhi në Juventus në vitin 2018 për një shumë prej 120 milionë euro./Lajmi.net/