Juventus zgjidh çështjen e Demiral, ja çfarë do të bëhet me të në verë

Juventus dëshiron të mbajë në skuadër mbrojtësin Merih Demiral, pavarësisht interesimit nga shumë klube, sipas një raporti të Fabrizio Romano.

Sport

03/03/2020 10:31

Raporti detajon se si mbrojtësi 21-vjeçar turk, i cili ka kontratë me Bianconeri deri në vitin 2024, ka luftuar për minutazh deri më tani këtë sezon, nën trajnerin Maurizio Sarri. Kjo pjesërisht falë blerjes së mbrojtësit holandez Matthijs de Ligt dhe përvojës së Leonardo Bonucci.

Sidoqoftë, Juventus ende nuk ka interes për të shitur Demiral gjatë verës, pasi ata besojnë se ai do të jetë një pjesë thelbësore e së ardhmes në Torino, transmeton lajmi.net.

Verën e kaluar Zonja e Vjetër hodhi poshtë një ofertë nga AC Milan dhe një kërkesë për informacion nga Atletico Madrid. Në janar, përsëri Juventus mbroi lojtarin e tyre, duke refuzuar një ofertë nga skuadra e Premierligës Leicester City.

Klubi me bazë në Torino vlerëson potencialin e Demiral, moshën e tij të re dhe njohuritë për mjedisin, dhe kështu i kanë premtuar atij një vend të parë ekipi në të ardhmen. Klubet e huaja janë ende të interesuar për të, me Arsenalin në epërsi, por nuk ka të ngjarë që turku të largohen gjatë verës. /Lajmi.net/