Juventus synon shërbimet e Emerson, alarmohet Chelsea

17:59 | 11 Tetor 2019

Juventus është në kërkim të një lojtari mbrojtës.

Javëve të fundit kemi parë një lëvizje të çuditshme në formacionin e Juves, kur Matuidi është inkuadruar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Juventus nuk dëshiron që këso gjëra të përsëriten, prandaj ka vënë fokusin tek ylli i Chelsea, Emerson Palmieri.

‘Express’ raporton se Juve po synon nënshkrimin e Emerson, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian ka shkëlqyer nën urdhrat e Maurizio Sarri, i cili sezonin e kaluar udhëhiqte Chelsean, por tashmë është në Torino, tek ‘Zonja e vjetër’.

Mbetet të shihet nëse Sarri dhe Emerson do të ribashkohen tek kampionët në fuqi të Serie A. /Lajmi.net/