“Ka kryer vetëvrasje me armë zjarri” – Policia e Kosovës del në vendin e ngjarjes ku u gjet pa shenja jete polici në Kukës, jep detaje

Një zyrtar policor i Policisë së Kosovës, saktësisht Njësisë së Reagimit të Shpejtë, është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë të Kuksit. Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ata kanë thënë se dyshohet që 35 vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. “Sot, më datë 22.07.2026, Policia e…

Lajme

22/07/2026 12:12

Një zyrtar policor i Policisë së Kosovës, saktësisht Njësisë së Reagimit të Shpejtë, është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë të Kuksit.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ata kanë thënë se dyshohet që 35 vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

“Sot, më datë 22.07.2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren. Pas pranimit të informatës, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. Është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga autoritetet kompetente”, ka thënë Policia e Kosovës.

Pas marrjes së njoftimit, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. Më pas është konfirmuar se ai ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes me armë zjarri (pistoletë). Arma është sekuestruar nga autoritetet kompetente në cilësinë e provës materiale.