Juventus shet Pogba, blen Witselin
Juventus ka gjetur pasardhësin e Paul Pogbas. Kampioni i Italisë është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburgut, Axel Witsel.
Sport
Paul Pogba pritet të largohet nga Juventus, në fund të këtij sezoni. Ylli francez është duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në futbollin evropian.
Dhe, kjo ka detyruar gjigantin italian që të fillojë kërkimin për pasardhësin e tij.
Sipas mediave italiane, krerët e kampionit të Italisë kanë identifikuar mesfushorin e Zenit St Petersburg, Axel Witsel, si zëvendësuesin e francezit.
Reprezentuesi belg iu bashkua Zenitit më 2012 – së bashku me sulmuesin Hulk – për bashkërisht 80 milionë euro.
Por, a është ky një zëvendësues adekuat për një futbollist si Pogba? Kjo është një çështje tjetër.