Juventus prezanton Pirlon: Këto janë dy gjërat kryesore që u kam thënë futbollistëve

Andrea Pirlo është prezantuar si trajner i ri i Juventusit.

Sport

25/08/2020 15:22

Andrea Pirlo është prezantuar zyrtarisht si trajner i ri i Juventusit. Ai ka sqaruar se cili do të jetë stili i lojës tek skuadra e tij në sezonin e ardhshëm.

“Dua ta rikthej entuziazmin me futboll proaktiv dhe dominim të lojës. U kam thënë dy gjëra futbollistëve: duhet gjithmonë ta keni topin dhe kur e humbni, duhet ta fitoni shpejtë”, deklaroi Pirlo në konferencë për media, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu konfirmoi se Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventus derisa sqaroi se tashmë ka biseduar me Cristiano Ronaldon.

“Jam dëgjuar me Cristiano Ronaldon disa ditë më parë, pastaj kemi biseduar dje në fushë. Paulo Dybala nuk është në shitje, është futbollist i rëndësishëm”, theksoi Pirlo. /Lajmi.net/