Juventus nuk është i interesuar për nënshkrimin me Pogba

Juventus nuk ka interes që të ribashkohet me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sport

18/10/2021 18:13

Mesfushori i Man Unitedit do bëhet agjent i lirë në verë dhe deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Barcelona dhe Real Madrid kanë ‘luftuar’ për nënshkrimin me Pogba në verë, por është spekuluar edhe për rikthimin në Torino.

Sidoqoftë, ESPN, raporton se “Zonja e Vjetër” ka bërë prioritet mesfushorë të tjerë si Aurelien Tchuoameni bashkë me Alex Witsel, Denis Zakaria dhe Ryan Gravenberch.

Barcelona thuhet se nuk ka para të nënshkruar me Pogba, derisa Reali synon të nënshkruajë parakontratë në janar me 28-vjeçarin, njësoi si me Kylian Mbappe.

Pogba ka shtatë asistime në 10 ndeshje në të gjitha garat, por në katër ndeshjet e fundit nuk ka kontribuar në gol./Lajmi.net/