Juventus në ‘prag’ të eliminimit, Porto përpara

Me rezultat 0-1 është mbyllur pjesa e parë mes Juventusit dhe Portos.

Sport

09/03/2021 21:44

Oliver Garcia arriti që të shënoi golin e parë në ndeshje, duke konkretizuar penalltinë e shkaktuar nga Mehri Demiral, shkruan lajmi.net.

Alvaro Morata pati dy raste të mira në këto 45 minuta, mirëpo nuk arriti që të barazoi rezultatin në fund.

Me këtë rezultat, Porto do të vazhdojë përpara në fazën tjetër.

Theksojmë se Cristiano Ronaldo nuk ka dështuar të shënojë në asnjë ndeshje të fazës së eliminimit direkt me ekipin e Juventusit./Lajmi.net/