Juventus – Milan, mungon një super futbollist (FOTO)
Juventus nuk do të jetë i kompletuar për duelin ndaj Milanit.
Sport
Juventus dhe Milan ndeshen të mërkurën në çerekfinalen e Coppa Italia.
Por, “Bianconerët” do të jenë të hendikepuar nga mungesa e një prej futbollistëve kryesorë të ekipit.
Claudio Marchisio nuk është ende i gatshëm për lojë, ka konfirmuar trajneri Max Allegri, përcjell “lajmi.net”.
“Marchisio vështirë se do të luajë pasi deri dje ka stërvitur ndaras nga ekipi”, deklaroi Allegri në konferencë për media. /Lajmi.net/