Juventus: McKennie negativ në testet e Covid-19

McKennie është rikuperuar nga Covid-19.

Sport

23/10/2020 23:36

Lojtari i Juventus, Weston McKennie ishte në mesin e lojtarëve të prekur nga koronavirusi.

Mesfushori amerikan mësohet të jetë rikuperuar nga virusi dhe tashmë do të jetë i gatshëm për stërvitje.

“Testi ka dhënë rezultate negative. Lojtari kështu është i shëruar dhe nuk ka nevojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Juves, transmeton lajmi.net.

Sot, e gjithë skuadra e Juventus është liruar nga ‘fluska’.

Vetëm Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i izoluar në shtëpinë e tij, pasi akoma nuk ka rezultuar negativ. /Lajmi.net/