Juventus dhe Tottenham sot përballen në International Champions Cup

Një super ndeshje do të luhet sot, në kuadër të garave parasezonale në futboll.

Sport

21/07/2019 11:15

Kampionët e Serie A, Juventus, do të përballen me finalistët e Ligës së Kampionëve, Tottenham Hotspur.

Maurizio Sarri do të ketë mundësi që në këtë ndeshje të provojë lojtarët e tij, për të parë se si qëndron grupi me formën aktuale.

Me të njëjtin synim, anash fitores, futet edhe trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet me fillim nga ora 13:30. /Lajmi.net/