Juventus dhe Milan shprehin interesim për Alberton

Dy gjigantët italian kanë shprehur interesim për mesfushorin e Lazios Luis Alberto.

Sport

09/07/2021 20:17

Sipas “II Messagero”, Juventus dhe Milan po përpiqen të transferojnë Alberton gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Mefushori nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të Lazios, dhe raportohet se dëshiron largimin nga klubi.

Milan për të siguruar shërbimet e tij është e gatshme të ofrojë Alessio Romagniolin në këmbin, ndërsa Juventus do të mund të përfshinte Federico Bernardeschin në marrëveshje.

Megjithatë situata e 28-vjeçarit duket e vështirë përkundër dëshirës që ai ka për tu larguar, klubi po kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë atë të lirë. /Lajmi.net/