Juventus dëshiron ndërprerjen e kontratës së Ramsey

Juventus është duke punuar që të largojë nga skuadra mesfushorin Aaron Ramsey dhe shpreson që të arrijë marrëveshje me uellsianin që të ndërprejë kontratën në janar.

Sport

08/11/2021 10:35

Ish ylli i Arsenalit ka dështuar te Juventus që nga viti 2019, shkaku i problemeve të shumta fizike, transmeton lajmi.net.

Që një muaj e gjysmë, trajneri Max Allegri e ka vendosur anash, me futbollistin që ka zhvilluar vetëm gjashtë minuta, atë në fundin e ndeshjen ndaj Zenit St Petersburg.

Ramsey është përdorur pesë herë këtë sezon dhe kompletuar 112 minuta këtë edicion. Mesfushori ishte titullar ndaj Udinese me 22 gusht dhe nuk ka qenë në formacionin bazë që atëherë.

Calciomercato raporton që gjërat më shumë gjasa nuk do ndryshojnë për Ramsey dhe e ardhmja te “Zonja e Vjetër” është në dyshime.

Juventus preferon shitjen, por shkaku që nuk ka të interesuar, shpreson në ndërprerjen e kontratës.

Drejtori Federico Cherubini është duke diskutuar problemet ekonomike me përfaqësuesit e futbollistit.

Ramsey ka kontratë deri në vitin 2023, me pagë prej 10 milionë euro./Lajmi.net/