Juve zgjohet në fund, nuk mjafton për ta evituar humbjen nga Sampdoria
Sampdoria ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Juventusit.
Sport
‘Zonja e Vjetër’ ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion, duke u mposhtur nga Sampdoria në udhëtim me rezultat 3:2.
Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.
Ishte Zapata që në minutën e 52’ i dha epërsinë e parë Sampdorias. Torreira në minutën e 71’ ka dyfishuar epërsinë, ndërsa Ferrari në minutën e 79’, ka shënuar golin e tretë, për 3:0.
Fundi i ndeshjes, ishte i rezervuar për Juventusin, që shënoi dy herë pas minutës së 90’-të.
Higuain dhe Dybala, shënuan për të ngushtuar epërsinë në 3:2, gjë që nuk mjaftoi për të evituar fitoren e vendasve të Sampdorias.
Pas 13 ndeshjeve, Juventus ka grumbulluar 31 pikë dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa Sampdoria me 26 pikë në vendin e gjashtë./Lajmi.net/