Juve shfryhet ndaj Sassuolos

Carlos Tevez realizoi het-trik në fitoren e Juventusit ndaj Sassuolos me rezultat 4:0 në Torino, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16’të në Serie A. Bianconerët – e dëshpëruar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë – u shfrynë mbi skuadrën e promovuar këtë edicion në elitë duke e dominuar nga fillimi e deri…

Sport

15/12/2013 19:20

Carlos Tevez realizoi het-trik në fitoren e Juventusit ndaj Sassuolos me rezultat 4:0 në Torino, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16’të në Serie A.

Bianconerët – e dëshpëruar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë – u shfrynë mbi skuadrën e promovuar këtë edicion në elitë duke e dominuar nga fillimi e deri në fund.

Tevez e kaloi Juventusin në epërsi pas 15 minutash lojë, kurse avantazhin e vendasve e dyfishoi mbrojtësi Federico Peluso i cili realizoi me kokë pas një topi të harkuar nga argjentinasi. Tevez shënoi edhe një herë tjetër pak para përfundimit të pjesës së parë duke e mbyllur qysh herët çështjen e fituesit.

Në vazhdim, Tevez shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 68’të duke kompletuar het-trikun para se t’ia lirojë vendin Fabio Quagliarellas. Juventus shënoi fitoren e tetë me radhë në Serie A, të tetën pa pranuar gol.