Juve në kërkim të “Pogbas të ri”, e ngushton listën në tre emra

Nuk do të jetë vetëm Bentacur si transferim për të freskuar mesfushën te bardhezinjtë.

Sport

05/11/2016 16:34

Kampionët e Italisë po mendojnë dhe për tri lojtarë të tjerë që janë në moshë të re, por edhe kanë fituar një eksperiencë që mund t’i ndihmojë të përshtaten në nivelet e larta që luajnë bardhezinjtë. Kessie po shkëlqen te Atalanta dhe mesa duket është i gatshëm për një ekip të madh.

Mahmoud Dahoud është emri tjetër, vetëm 20 vjeç dhe me një përvojë tashmë te Borussia Moenchengladbach, skuadër që po spikat në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu ndiqet dhe shoku i tij i skuadrës Kramme.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.