Juve arkëton tri pikë ndaj Udinese – fitore e lehtë

Juventus ka marrë një fitore të lehtë në përballjen ndaj Udinese.

Sport

15/01/2022 22:40

Skuadra e Massimiliano Allegri ka shënuar fitore 2:0 në ‘Allianz Stadium’, në përballje ndaj skuadrës së Udinese, shkruan lajmi.net.

Ishte argjentinasi Paulo Dybala ai që shënoi golin e parë në këtë ndeshje, kur luhej vetëm minuta e 19’.

Juve administroi mirë këtë epërsi, madje në minutën e 79’ dyfishoi epërsinë. Këtë e bëri me anë të mesfushorit McKennie.

Fitorja e lë Juventusin me shpresa dhe gjasa të mira për zonën Champions. ‘Zonja e Vjetër’ shkon në 41 pikë për pozitën e pestë.

Udinese mbetet me vetëm 20 pikë të grumbulluara, në 20 ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/