Justin Biber prapë në telashe

Justin Biber nëse shpallet fajtor në lidhje me akuzat për dhunimin e një fotografi, të dënohet nga 1-6 vite burg, kështu të paktën bëjnë me dije mediat e huaja

ShowBiz

11/04/2015 20:00

Një gjykatës argjentinas ka lëshuar një urdhër arresti për këngëtarin e njohur Justin Biber, duke thënë se ai nuk i është përgjigjur thirrjeve lidhur me akuzat, që ai urdhëroi truprojat për të sulmuar një fotograf në 2013.

Alberto Julio Banos, gjyqtar,  ka urdhëruar “ndalimin e menjëhershëm” të Biber dhe truprojeve të tij. Këngëtari akuzohet për dërgimin e truprojeve, për të sulmuar fotografin Diego Pesoa jashtë një klubi nate në Buenos Aires.

Ndërkaq, ende nuk është e qartë nëse ky urdhër do të shtrihet përtej Argjentinës. Lajmi.net