Olsa Muhameti paralajmëron sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova”
Producentja Olsa Muhameti ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se përgatitjet për sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova” janë duke vazhduar. Në fotografinë e publikuar, Olsa shfaqet në një takim me moderatorin Alaudin Hamiti, ndërsa krahas saj ka shkruar se mezi pret nisjen e një tjetër sezoni të…
ShowBiz
Producentja Olsa Muhameti ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se përgatitjet për sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova” janë duke vazhduar.
Në fotografinë e publikuar, Olsa shfaqet në një takim me moderatorin Alaudin Hamiti, ndërsa krahas saj ka shkruar se mezi pret nisjen e një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm të këtij formati.
“Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë… Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar ajo.
Ky postim ka rikthyer vëmendjen te reality show më i komentuar në vend, ndërsa fansat tashmë presin të mësojnë më shumë detaje për sezonin e ardhshëm, risitë dhe surprizat që mund të sjellë ai.
Për momentin, në postimin e saj nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me datën e nisjes apo përmbajtjen e sezonit të ri.
