Jugosllavia shpenzoi 90 mld euro për baza nëntokësore, 4.5 veç në Sllatinë
Jugosllavia kishte rreth dyzet objektiva strategjike, duke përfshirë këtu disa aeroporte të nëndheshme të cilat janë sekretet më të mëdha ushtarake.
Fun
Gati 90 miliardë dollarë janë shpenzuar për ndërtimin e këtyre objekteve, shkruan ‘warhistoryonline’.
Zeljava, ishte një ndër aeroportet nëntokësore më të shtrenjta në ish-Jugosllavi, transmeton lajmi.net
Rreth 4.5 miliard dollarë janë shpenzuar vetëm për ndërtimin e kësaj baze ajrore. Sipas ekspertëve, e vetmja pikë ajrore që mund të rivalizojë Zeljavan, edhe pse është shumë më e vogël, ka qenë baza ajrore në Sllatinë në aeroportin e Prishtinës. Këto dy baza ajrore përfaqësuan nivelin e parë të mbrojtjes.
Projekti nëntokësorë Jugosllav paraqet një labirint të objekteve nëntokësore i cili mund të strehojë më shumë se 5.000 ushtarë të cilët mund të kalojnë rreth 45 ditë në izolim të plotë.
Megjithatë, kjo strukturë është braktisur plotësisht sot.
Aeroporti në Sllatinë, është aeroport i cili ka përfunduar në vitin 1965. Së bashku me bazën ajrore Zeljava, ajo përfaqëson nivelin e parë të mbrojtjes. Dy skuadrat e avionit janë vendosur në këto baza ajrore. Këto skuadrat ishin të pajisur me MiG – 21 bis dhe MiG – 21 UM avion.
Bazën ajrore e ka mbi 300 m të gjatë që është vendosur në një kodër dhe është e lidhur me pistën kryesore të Aeroportit të Prishtinës.
Kjo bazë ajrore në Sllatinë është e përbërë nga:
Departamenti për pilotë
Departamenti për armë
Punishte
Dhoma me kondicioner
Depo
Konvikti
Gjatë operacionit të NATO-s kundër Jugosllavisë, ishin 83 luftëtarë të forcave ajrore jugosllave që u bazuan në Sllatinë. Gjatë bombardimeve në vitin 1999, ata nuk kanë pasur ndonjë humbje nga avionët e NATO-s.
Pas përfundimit të luftës në Kosovës, më 20 qershor të vitit 1999, aeroporti u transformua në një aeroport ndërkombëtar. Aeroporti u rinovua dhe u pajis me gjëra të reja ku edhe ka fituar një cilësi më të lartë të shërbimeve për pasagjerët dhe vizitorët./lajmi.net