Ju që bëni shumë screenshot në iPhone, a e keni ditur këtë?

Tani që e dimë se molla e kafshuar pas iPhone-it tonë është në fakt një buton, mund të presim gjithçka prej tij.

Auto & Tek

23/02/2021 20:49

E dini se ekziston një hile tjetër që lidhet me screenshot-et, një nga opsionet tona të preferuara? E keni parasysh kur doni të bëni screenshot diçka që i kalon përmasat e ekranit të telefonit dhe duhet të bëni disa të tilla për ta marrë të plotë çfarë ju duhet? Nuk do t’ju duhet të acaroheni më sepse përmes një opsioni të vetëm mund të bëni screenshot të gjithë faqe.

Si fillim duhet të siguroheni që iPhone-i juaj ka iOS 13 dhe përdorni Safari në vend të një programi tjetër. Pastaj, bëni screenshot si normalisht duke mbajtur shtypur butonin e sipërm të volumit. Pas kësaj, klikoni tek imazhi i fotografuar dhe tek opsionet që do t’ju shfaqen zgjidhni “Full Page”.

Pasi ta keni bërë këtë, e përcaktoni ju sa i gjatë do të jetë screenshot-i dhe pastaj klikoni “Done”. Pas “Done” zgjidhni “Save PDF to Files. Materialin/fotot i gjeni të ruajtur aty. Për ta kuptuar edhe më qartë hidhini një sy videos më poshtë.