Lista Serbe propozon tri herë radhazi Zlatan Elek- as ky i fundit nuk merr votat për nënkryetar

I propozuari i Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, ka dështuar t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Tri herë radhazi ai dështoi duke marrë vetëm nga 9 vota për. Simiq ishte propozuar nga Lista Serbe edhe në seancën paraprake, por as…

Lajme

10/10/2025 11:02

I propozuari i Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, ka dështuar t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Tri herë radhazi ai dështoi duke marrë vetëm nga 9 vota për.

Simiq ishte propozuar nga Lista Serbe edhe në seancën paraprake, por as atëherë nuk kishte siguruar votat e mjaftueshme.

Pas kësaj, nga Lista Serbe është propozuar kandidati Zlatan Elek.

Nga 105 deputetët e pranishëm, Elek herën e dytë si i propozuar mori 9 vota për, 54 kundër dhe 41 abstenime.

Elek u propozua dy herë radhazi dhe mori 9 vota për, 53 kundër dhe 42 abstenime.

Lista Serbe duke mos hequr dorë nga emrat e njëjtë, propozoi për herën e tretë me radhë deputetin serb, Zlatan Elek.

9 vota për, 53 kundër dhe 41 abstenime, edhe herën e tretë./Lajmi.net/