Jovic kompleton kalimin e tij tek Real Madrid, ja sa është shuma e paguar për të

Sulmuesi serb, Luka Jovic, do të mbrojë ngjyrat e skuadrës së Real Madrid që nga sezoni i ardhshëm.

Sport

16/05/2019 19:12

‘Sky Sports’ raporton se sulmuesi i Eintracht Frankfurt ka kompletuar kalimin e tij tek skuadra nga La Liga, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, skuadra mbretërore ka paguar rreth 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Jovic luajti këtë edicion si i huazuar tek Frankfurt, nga Benfica, për të treguar aftësitë e tija të jashtëzakonshme, të cilat tërhoqën vëmendjen e gjigantëve evropian.

Më herët për lojtarin ishte interesuar edhe skuadra e Barcelonës, e cila pastaj ishte tërhequr nga ajo garë.

Jovic këtë edicion ka shënuar 17 gola në 31 ndeshje në Bundesliga, për të regjistruar edhe pesë asistime.

Ai gjithashtu ka shkëlqyer edhe në Ligën e Evropës, ku ka shënuar 10 herë në 14 paraqitje. /Lajmi.net/