Jota: Me tifozët ndihem se jam duke luajtur në tjetër klub

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota ka folur për këtë edicion.

Sport

06/10/2021 08:29

Portugezi duket se ka fituar pozitën e titullarit pranë Mohamed Salah dhe Sadio Mane, duke lënë Roberto Firminon në stol, transmeton lajmi.net.

Viti i kaluar për Jotan ishte i vështirë pasi pësoi lëndim që e mbajti jashtë fushe për një kohë të gjatë, por tani thotë se ndihet shumë mirë.

“Më kujtohet se ishte vështirë të luaja në Anfield si kundërshtar. Vitin e kaluar nuk isha në gjendje të luajë pranë tifozëve siç jam duke bërë këtë sezon”.

“Me praninë e tifozëve ndihem sikur jam në një tjetër klub. Nuk e kishim këtë mbështetje dhe besoj që tifozët tanë janë shumë të rëndësishëm për ne”, deklaroi ai.

Liverpool momentalisht renditët në pozitën e dytë në tabelë të Premierligës, pas Chelseas./Lajmi.net/