Jota i lumtur pas zyrtarizimit te Liverpool: E pabesueshme, mezi pres të filloj aventurën

Diogo Jota është tejet i lumtur me hapin e radhës në karrierën e tij.

Sport

19/09/2020 18:19

Ylli portugez, Diogo Jota, minuta më parë i është bashkuar zyrtarisht skuadrës së Liverpool.

Lojtari ka lënë Wolverhamptonin pas disa sezoneve mahnitëse atje, për t’i bashkuar kampionëve të Anglisë.

Pas zyrtarizimit, lojtari është shprehur tejet i lumtur, duke thënë se mezi pret të nis aventurën e re.

“Është moment i lumtur për mua dhe familjen. Të gjitha rrugët e mia që kur isha i vogël dhe tani, t’i bashkohem një klubi si Liverpool – kampionëve të botës – është thjeshtë e pabesueshme. Vetëm dua të filloj sa më parë”, ka thënë Jota, transmeton lajmi.net.

“Është një nga skuadrat më të mira në botë – më e mira për momentin, sepse ata janë kampionët e botës. Kur sheh Premierligën, gjithmonë sheh Liverpoolin si një nga skuadrat më të mëdha në vend, është e pamundur t’i thuash jo”, shtoi lojtari.

“Këhstu ne duam të vijmë këtu, të japim më të mirën dhe me shpresën që unë të bëhem një opsion i mirë për ta në të ardhmen.”

“Mendoj se jam një lojtar ekipor. Unë luaj përpara dhe puna ime është të gjej mënyra për të shënuar gola, prodhuar asistime dhe kjo është çfarë ata presin nga unë – që unë gjithmonë të bëj më të mirën. Unë gjithmonë do të provojë t’i ndihmojë skuadrës në mënyrën më të mirë të mundshme.”

“Ata (tifozët) mund të llogarisin në mua sepse tani unë jam një nga ta dhe do të bëj më të mirën”, shtoi Jota.

Jota kaloi te Liverpool, por çmimi i marrëveshjes për kartonin e tij nuk është zbuluar akoma. /Lajmi.net/