Joshua “thumbon” Usyk: Grushtues i mirë lind, nuk bëhesh

Anthony Joshua ka dhënë një paralajmërim të fortë për kundërshtarin e së shtunës, Oleksandr Usyk. Britaniku iu drejtua ukrainasit duke i thënë se nuk do t’i mjaftojnë stërvitjet e shumta të bëra. Ai madje i tha 35-vjeçarit se i gjithë ky mund do të kontriboujë edhe më shumë në rëndimin e situatës për të, transmeton…

Sport

18/08/2022 10:22

Anthony Joshua ka dhënë një paralajmërim të fortë për kundërshtarin e së shtunës, Oleksandr Usyk.

Britaniku iu drejtua ukrainasit duke i thënë se nuk do t’i mjaftojnë stërvitjet e shumta të bëra.

Ai madje i tha 35-vjeçarit se i gjithë ky mund do të kontriboujë edhe më shumë në rëndimin e situatës për të, transmeton lajmi.net.

“Ngritja e peshave dhe e gjithë kjo nuk ju bën vërtet një grushtues të mirë. I gjithë ky mund do të ju ‘ndihmojë’ të humbni më lehtë. Grushtues i mirë lind, nuk bëhesh”, tha ndër të tjera ai.

Ndeshja në mes të tyre do të zhvillohet të shtunën në Arabinë Saudite. /Lajmi.net/