Joshua përulë gratë, i del në mbrojtje dhe ngritë në qiell Ronaldon

Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka shokuar me deklaratat e tij të fundit.

Sport

04/03/2019 18:44

Joshua e ka vlerësuar lart Cristiano Ronaldon që po mban akoma buzëqeshje në fytyrë, përkundër akuzave për dhunim.

Ishte Kathryn Mayorga e cila kishte insistuar që u përdhunua nga Cristiano Ronaldo, në vitin 2009, por Joshua ka hedhur poshtë këto mundësi.

Ai madje është shprehur me ashpërsi kur ka folur për këto akuza që zakonisht iu ngritën sportistëve.

“Gjithmonë kam thënë se janë dy gjëra që të ‘shkatërrojnë’ si sportist. Gratë dhe taksat. Ai është ‘shkatërruar’ nga të dyja, dhe është akoma i buzëqeshur, akoma i fortë” ka thënë Joshua, transmeton lajmi.net.

“Duhet psikik e fortë, ai e provoi këtë. Ai është njeri familjar, por akoma duke punuar fortë dhe i dedikuar në atë që bën” ka thënë tutje ai duke shprehur admirimin e tij për portugezin.

Joshua është sulmuar për deklaratat e tij. Reagime të mëdha kanë ardhur nga Katie Russell, që është nga lëvizja ‘Rape Crisis England’ e cila i ka konsideruar të papranueshme fjalët e boksierit. /Lajmi.net/