Joshua merr një trajner të ri para revanshit me Usyk

Anthony Joshua ka marrë një trajner të ri, para revanshit që do ta ketë me Oleksandr Usyk.

Sport

30/05/2022 19:15

Synimi i AJ është që t’i rikthejë titujt e humbur ndaj Oleksandr Usyk dhe për këtë po përgatitet maksimalisht.

Boksieri britanik së fundmi ka marrë edhe një trajner të ri, për të zëvendësuar Robert McCracken.

Robert Garcia është trajneri që tashmë do të punojë me Joshuan, para meçit me Usyk, transmeton lajmi.net.

Amerikani do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe për të punuar me boksierin.

Garcia ishte shpallur trajneri i vitit (2011) pas suksesit që korrte me Brandon Rios, Nonito Donaire dhe vëllain më të ri, Mikey Garcia.

Dueli mes Joshua dhe Usyk pritet të zhvillohet më 23 prill, në Arabinë Saudite. /Lajmi.net/