“Joshua do të pensionohet para meçit me Furyn, sepse është një frikacak”

Babai i Tyson, John Fury, ka insistuar se Anthony Joshua do të dalë në pension para përballjes me djalin e tij, sepse është i frikësuar dhe do të rrezikonte trashëgiminë e tij.

Sport

25/02/2020 19:17

Tyson Fury ka fituar rripin e WBC, kur të dielën në mëngjes mposhti Deontay Wilder, pas shtatë raundesh.

Për një kampion të unifikuar bote, të gjithë janë duke pritur një përballje Fury – Joshua, dhe babai i të parit, ka frikën se kjo nuk do të ndodh.

“Ata janë nivele të ndara. Ju e dini si alienët janë me vite para nesh për sa i përket fuqisë së trurit”, ka deklaruar John Fury, përcjell lajmi.net.

“Kështu që djali im është para Joshua për sa i përket aftësisë”.

“Ai do të qajë pas katër raundeve. Unë nuk mendoj se do të shihni këtë meç, sepse ai është i frikësuar, ai do të tërhiqet para se të përballet me Tyson”./Lajmi.net/