Jose Diaz: UEFA nuk ka të drejtë të dënojë asnjë klub

Pas krijimit të Superligës dhe madje edhe suspendimit të hershëm të saj, shumë analistë të futbollit dhe ekspertë të ndryshëm besuan se UEFA do të dënojë klubet e përfshira.

Sport

22/04/2021 12:11

Megjithatë, një gjë e tillë nuk duket të ndodhë pasi, sipas gazetarit të MARCA-s, Jose Felix Diax thotë se UFEA nuk ka asnjë bazë ligjore për t’u ngritur, transmeton lajmi.net.

“Komiteti i UEFA-s nuk ka të drejtë të sanksionojë Real Madridin ose ndonjë klub tjetër.Nuk ka asnjë rregull që përcakton se garë tjetër që i bën konkurrencë Ligës së KAmpionëve nuk mund të fillojë.” ekspertët e ekipeve të ndryshme sportive i kanë thënë MARCA-s.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë se ndeshja mes Chelsea dhe Real Madrid mund të mos zhvillohet, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Edhe presidenti i Superligës, Florentino Perez, është habitur nga komentet e këtij të fundit mbi anulimin e ndeshjes, duke qenë i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë./Lajmi.net/