Jorginho: Kjo humbje do të më ndjek për gjithë jetën time

Pas humbjes në play-offin e Kupës së Botës, Katar 2022, Jorginho tha se kjo ndeshje do ta ndjek pas për gjithë jetën.

Sport

25/03/2022 10:55

Kampionët e Euro 2020 pësuan një humbje në minutat shtesë në Palermo dhe mbetën jashtë Botërorit në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me humbjen befasuese të Italisë, foli edhe mesfushori i Chelsea, Jorginho, i cili tha se i dhemb kur e mendon dhe kjo humbje do ta përcjell atë gjatë gjithë jetës.

“Më dhemb kur e mendoj, sepse mendoj për të dhe do të më ndjek për pjesën tjetër të jetë sime”, tha Jorginho, transmeton lajmi.net.

“Të ngjitesh atje dy herë dhe të mos jesh në gjendje të ndihmosh ekipin tënd dhe vendin tënd është diçka që do ta mbaj me vete përgjithmonë dhe kjo rëndon mbi mua”, vazhdoi italiani.

Sipas tij është e vështirë që ekipi të ngrejë kokë dhe të vazhdojë përpara. “Njerëzit thonë se duhet të ngremë kokën dhe të vazhdojmë, por është e vështirë”, tha mesfushori.

Italia do jetë jashtë Botërorit për herë të dytë radhazi, diçka që ndodhë për herë të parë në historinë e kombëtares./Lajmi.net/