John Stones rinovon kontratën me Manchester Cityn
Kampioni aktual, Manchester City bëri transferimin rekord për një lojtar në Premierligë në fundjavën që shkoi, duke e transferuar Jack Grealish nga Aston Villa për plot 100 milionë funte.
Sport
Pas këtij transferimi, Man City po mendon edhe për rinovimet e kontratave me disa futbollistë.
Njëri ndër ta është edhe John Stones i cili i ka bindur drejtuesit e ”Citizens” për një kontratë të re pas performancave fantastike që pati në sezonin e kaluar në kampionatin anglez.
John Stones ka vazhduar kontratën edhe për pesë vite të tjera me gjigantin anglez, raporton The Athletic.
Kontrata e tij e re do të jetë valide deri më 2026, dhe ai do të përfitojë rreth 250 mijë funte në javë.
John Stones sezonin e kaluar ishte një nga më të mirët, ku me mbrojtësin tjetër, Ruben Dias, krijuan një tandem të frikshëm dhe kishin rekordin për më së paku gola të pranuara në edicionin që e lam pas në Premier ligë.
”Qytetarët” para disa javësh zgjatën kontratën edhe me Fernandihon për një vit shtesë.
/Lajmi.net