“Liria Ka Emër” njofton dy protesta në Belgjikë kundër vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Platforma Liria Ka Emër, ka njoftuar se edhe diaspora e cila jeton dhe vepron në Belgjike do ta kundërshtoj fuqishëm vendimin dënues të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në kryeqendren belge dhe njëherësh edhe evropiane do të mbahen dy protesta, pikërisht te zona e institucioneve të…
Lajme
Platforma Liria Ka Emër, ka njoftuar se edhe diaspora e cila jeton dhe vepron në Belgjike do ta kundërshtoj fuqishëm vendimin dënues të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në kryeqendren belge dhe njëherësh edhe evropiane do të mbahen dy protesta, pikërisht te zona e institucioneve të BE-së.
Njëra sot më 4 tetor nga ora 14:00 e deri në orën 16:00 dhe tjetra të shtunën e ardhshme më 10 tetor në po të njëjtin orar.