Jo ministri i Jashtëm, por ministrja e Drejtësisë doli ta pres personalisht Ursula von der Leyen: Mirë se vini në Republikën e Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë zyrtare. Gjatë qëndrimit në Kosovë, von der Leyen është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, raporton lajmi.net Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për ta pritur von der Leyen ka dalë ministrja e…

Lajme

01/10/2026 15:07

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, von der Leyen është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, raporton lajmi.net

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për ta pritur von der Leyen ka dalë ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Pritja në aeroport është bërë nga Gërvalla, ndonëse sipas praktikës diplomatike, në raste të tilla pritja zakonisht bëhet nga ministri përgjegjës për Punët e Jashtme, pozitë që aktualisht e mban Glauk Konjufca.

Ndërkohë, ardhja e presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë është shoqëruar edhe me protestë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën nga Aeroporti “Adem Jashari” drejt Prishtinës, në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Për bllokimin e rrugës janë përdorur kamionë dhe vetura, duke ndërprerë qarkullimin në aksin ku pritej të kalonte delegacioni i Von der Leyen./Lajmi.net/