Lladrovci: Vendimin do ta presim me qetësi, unitet dhe dinjitet

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët e komunës së Drenasit ta përcjellin vendimin e Gjyqit nga Sheshi “Fehmi e Xhevë Lladrovci”. “Vendimin do ta presim me qetësi, unitet dhe dinjitet!”, tha ndër të tjera ai. Ftesa e Lladrovcit: Qytetarë të komunës së Drenasit, Nesër, më 16 Shtator nga ora 10:00, në Sheshin “Fehmi…

Lajme

15/09/2026 19:17

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët e komunës së Drenasit ta përcjellin vendimin e Gjyqit nga Sheshi “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

“Vendimin do ta presim me qetësi, unitet dhe dinjitet!”, tha ndër të tjera ai.

Ftesa e Lladrovcit:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Nesër, më 16 Shtator nga ora 10:00, në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, pranë vendit ku është vendosur ekrani me orën e pritjes, jeni të ftuar ta presim vendimin e Hagës së bashku.

Vendimin do ta presim me qetësi, unitet dhe dinjitet!