Jesus refuzon të flas për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus ka refuzuar të flas në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport

25/04/2022 08:34

Jesus ka kontratë me ‘Citizens’ deri në qershor të vitit të ardhshëm, por pritet të largohet në fund të sezonit.

Manchester City synon që në sezonin tjetër ta kenë në ekip sulmuesin e Borussia Dortmund, nëse ndodhë një gjë e tillë, Jesus nuk do të ketë vend në formacion.

Andaj kjo duket të jetë arsyeja që lojtari nuk do të rinovojë me ekipin e tij.

Jesus u pyet në lidhje me të ardhmen e tij, por ai refuzoi të përgjigjet ç

“Nuk është koha për të menduar për këtë. Tani është momenti më i mirë i sezonit, dua të jem i fokusuar te ekipi im”, ishin fjalët e brazilianit për ‘Guardian’, përcjell lajmi.net.

Arsenali është ekipi që ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit 25 veçar./Lajmi.net/