Jessie J performon ‘live’ me djalin nga videoja e famshme (Video)

Ellen DeGeneres ka bërë të mundur një performancë 'live' me dyshen e famshme, dueti i të cilëve ka shpërthyer në internet.

ShowBiz

09/10/2015 16:18

Besojmë se të gjithë e keni parë videon ku këngëtarja Jessie J shihet duke performuar këngën ‘Flashlight’ me një fans të saj nga Anglia.

Edhe Ellen DeGeneres e ka parë këtë video dhe ka vendosur që këtë dyshe ta ftojë në emisionin e saj për një performancë të vërtetë bashkë, transmeton lajmi.net.

Djali me emrin Tom Bleasby ka shpjeguar se ata aktualisht nuk kanë kënduar bashkë, por janë kombinuar videot e kënduara ndaras dhe ka dalë një duet shumë i bukur.

Ajo që nuk e ka ditur Tom, i cili ka udhëtuar nga Anglia për të marrë pjesë në emisionin në Amerikë, ishte se Jessie J gjithashtu ishte në emisionin dhe ata kanë përgatitur një befasi për të./Lajmi.net

YouTube player