Jeni shtatzënë? Ja gjërat që duhet të diskutoni në takimin e parë me mjekun gjinekolog
Ka disa pyetje që duhet t'i bëni, në mënyrë që shtatzënia juaj të jetë sa më e shëndetshme.
Lifestyle
Gjatë diskutimit me mjekun, ka shumë mundësi që të flisni për temat e mëposhtme:
» Detaje të shtatzënive të mëparshme.
» Kohëzgjatja tipike mes periodave.
» Dita e parë e ciklit të fundit menstrual.
» Përdorimi i kontraceptivëve.
» Barnat me recetë apo pa recetë, që po përdorni.
» Alergjitë që keni.
» Sëmundjet që mund të keni pasur apo që keni aktualisht.
» Operacione të mëparshme, nëse keni bërë.
» Mjedisi i punës.
» Mënyra e jetesës, si: gjimnastika, ushqyerja, pirja e duhanit apo duhanpirja pasive, si dhe përdorimi i pijeve alkoolike apo drogave.
» Rreziku nga sëmundjet që transmetohen në rrugë seksuale, në rast se ju apo partneri jeni në një lidhje të hapur.
» Sëmundjet aktuale apo të shkuara shëndetësore, si diabeti: tensioni i lartë, lupusi apo depresioni, në familjen tuaj apo të partnerit.
» Historiku familjar shëndetësor i të dyja palëve, për foshnja të lindura me anomali apo sëmundje gjenetike.
» Detaje nga ambienti familjar, nëse ndiheni e sigurt dhe nëse keni mbështetjen e duhur në shtëpi. /Lajmi.net/