Jehona Lushaku: Nuk mund të kërkosh të japin emrin për President dikush që nuk i ka numrat – Kurti po dëshiron qeverisje pa mbikëqyrje

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka folur sot para mediave para se të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka thënë se është fatkeqësi, kur qytetarët e shohin një njeri si potencial për të qeverisur, ia besojnë dikujt votën në një masë kaq të madhe dhe nuk ka as qeverisje të…

Lajme

23/04/2026 10:21

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka folur sot para mediave para se të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se është fatkeqësi, kur qytetarët e shohin një njeri si potencial për të qeverisur, ia besojnë dikujt votën në një masë kaq të madhe dhe nuk ka as qeverisje të mirë dhe as zgjidhje të problemeve kurciale.

“Në zevëndësim të saj, VV po na jep një krizë të re politike, ku qytetarët do të lihen të vetëm e ai do të qeveris i pambikëqyrur që është tipike për një sistem autoritar ku një kryeministër dëshiron të prodhoj më shumë kriza për të qeverisur i pambikëqyrur. Vërtetë kjo është për keqardhje. Por, në anën tjetër tendenca për t’i kapur të gjitha institucionet, duke përfshirë Bordet, shikojeni AKA, ne sot jemi dëshmitarë të kalimit të Bordit të kësaj Agjencie me shpejtësi të dritës, me kandidat të paverifikuar dhe procedura të shkelura brenda institucioneve që i kanë zgjedhur ato. Ne do të jemi dëshmitarë që para syve tonë të shohim një kapje totale të institucioneve që në kushte normale dhe në bazë të kushtetutës sonë do duhej të ishin të pavarura, por partia më i madhe i ka numrat dhe po ia mundëson vetes që t’i kap këto institucione”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka folur edhe për çështjen e Presidentit, duke thënë se nëse do të kishin 66 vota në Kuvendin e Kosovës, kjo punë do të zgjidhej.

“Nuk mund të kërkosh nga partitë që nuk i kanë numrat që ata t’i japin emrat sepse nuk i kemi numrat, po t’i kishim do të propozonim ose do të gjenim emër koncensual. E treta, është vërtetë fatkeqësi kur një njeri me kaq shumë fuqi dhe legjitimitet nuk arrin të prodhoj një zgjidhje madje thërret partitë politike në negociata, pret që duhet t’ia përkrahim një kandidat totalisht partiak me librezë partike. Nuk kemi diçka kundër Konjufcës por është paradoksale dhe absolutisht e papranueshme që në negociata për me gjet një president koncensual vjen një propozim për kandidat partiak. Këtë e ka thënë vetë Kurti që nuk do të kenë kandidat me librezë partie por ndërkohë propozimi i tij i vetëm është Glauk Konjufca. Kjo është e papërgjegjshme”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/