Java që mund të vendos të ardhmen e Mbappe, delegacioni i Al Hilal udhëton në Paris

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe është në mes “dy zjarrëve” dhe e ardhmja e tij duhet të përcaktohet gjatë këtyre ditëve. Mbappe dëshiron largimin nga Paris Saint-Germain, por ai preferon që kjo të bëhet gjatë vitit të ardhshëm dhe të përfundoj në Real Madrid me parametra zero, shkruan Lajmi.net Gazetari italian, Fabrizio Romano…

Sport

26/07/2023 13:59

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe është në mes “dy zjarrëve” dhe e ardhmja e tij duhet të përcaktohet gjatë këtyre ditëve.

Mbappe dëshiron largimin nga Paris Saint-Germain, por ai preferon që kjo të bëhet gjatë vitit të ardhshëm dhe të përfundoj në Real Madrid me parametra zero, shkruan Lajmi.net

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se delegacioni i Al Hilal gjatë kësaj jave do të udhëtoj në Paris për ta diskutuar të ardhmen e futbollistit.

Një ofertë gjigante tashmë ka arritur në zyrat e PSG-së, kjo e fundit tashmë ka pranuar ofertën.

Kurse Mbappe në tavolinë ka ofertën prej 200 milionë euro, plus bonuse nga të drejtat e imazhit shkon deri në 700 milionë euro vetëm për një sezon.

Plani i Al Hilal është që Mbappen ta transferojnë gjatë këtij sezoni dhe në verë ta lënë të lirë të shkoj në Real Madrid.

Por, Mbappe duket se preferon të qëndroj në Europë te PSG-ja edhe për një sezon tjetër./Lajmi.net/