Jashari me komandantët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë, në fokus bashkëpunimi dhe ushtrimet e përbashkëta
Komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë. Në njoftim shtohet se, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet Forcës së Sigurisë së…
Lajme
Komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.
Në njoftim shtohet se, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave partnere, me theks të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve.
‘’ Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta si mundësi për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale’’, thuhet në njoftimin FSK’së.
Njoftimi:
Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave partnere, me theks të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve. Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta si mundësi për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale. Në këtë kuadër, temë e diskutimit ishte edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, si një mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse. Gjeneral Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta në funksion të zhvillimit profesional dhe rritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.