Januzaj nuk është në shitje
Manchester United nuk e ka ndërmend ta shesë Adnan Januzajn. Sipas mediave britanike, Djajtë e Kuq do t’i refuzojnë të gjitha ofertat që do t’u arrijnë gjatë verës për talentin kosovar.

Sport
Adnan Januzaj nuk do të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere. Përkundër ofertave të majme, Djajtë e Kuq kanë vendosur t’ju rezistojnë atyre, pasi e shohin të ardhmen e talentit kosovar në Old Trafford, shkruan tabloidi britanik, ‘Daily Mail’.
Së fundmi u raportua se Real Madridi është i gatshëm t’i paguajë 40 milionë euro për 19 vjeçarin, për ta transferuar në Santiago Bernabeu.
Ndërsa, gjatë sezonit të kaluar Paris Saint Germain po ashtu kishte ofruar rreth 40 milionë, kurse interesim kishin shprehur edhe Bayern Munich, Juventus dhe Manchester City.
Përfaqësuesi belg pati paraqitje mbresëlënëse me Unitedin gjatë sezonit të tij të parë si profesionist, ndërsa aktualisht gjendet në Brazil, ku po merr pjesë në Botëror.