Januzaj në garë si belg
Adnan Januzaj është kosovar, me prejardhje familjare nga Istogu. Mirëpo ai lindi në Bruksel ku prindërit e tij u shpërngulën nga Kosova pas okupimit serb. Mesfushori i ri i Manchester Unitedit mahniti të gjithë më talentin e tij në sezonin e parë me ekipin senior të gjigantit nga Old Trafford. Ai ende nuk është përcaktuar…

Sport
Adnan Januzaj është kosovar, me prejardhje familjare nga Istogu. Mirëpo ai lindi në Bruksel ku prindërit e tij u shpërngulën nga Kosova pas okupimit serb.
Mesfushori i ri i Manchester Unitedit mahniti të gjithë më talentin e tij në sezonin e parë me ekipin senior të gjigantit nga Old Trafford.
Ai ende nuk është përcaktuar se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë ndërsa opsionet nuk i mungojnë nga Shqipëria, Anglia, Belgjika, Turqia e disa shtete të tjera që kanë shprehur interesim ta natyralizojnë atë.
Mirëpo, tabloidi britanik Mirror e ka vendosur atë në garë për futbollistin më të mirë të ri belg të vitit 2013.
Januzaj është në garë me sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku dhe atë të Aston Villas, Christian Benteke, portierin e Liverpoolit, Simon Mignolet dhe mesfushorin e Tottenham Hotspur, Nacer Chadli.
Me votat e deritashme prinë bindshëm Lukaku.