Januzaj mund të shkojë në Botëror

Kevin De Bruyne është i bindur se Adnan Januzaj do të jetë pjesë e Belgjikës në Botërorin e Brazilit. Futbollisti belg mendon se 19 vjeçari do të jetë pasuri për ekipin kombëtar belg.

Sport

25/04/2014 11:22

Adnan Januzaj e zgjodhi përfundimisht Belgjikën të mërkurën, duke u dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij në nivelin ndërkombëtar.

Dhe, përfaqësuesi belg, Kevin De Bruyne është i bindur se talenti kosovar do të jetë pjesë e ekspeditës së Përfaqësueses së Belgjikës në Botërorin ‘Brazil 2014’.

“Është një gjë e mirë për ekipin kombëtar që një talent aq i madh e ka zgjedhur ekipin tonë”, deklaroi fillimisht futbollisti i Wolfsburgut për televizionin BelgacomTV.

“Për mendimin tim, Januzaj do të shkojë menjëherë në Botërorin e Brazilit. Këtë do ta vendos trajneri. Por, nëse luani në Manchester United, ju mund të luani futboll pa problem, në Përfaqësuese”, përfundoi De Bruyne.