Januzaj gëzon Belgjikën

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka dhënë indikacione se mund të ketë vendosur shtetin që do ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Twitter, shihen mbrojtëset e yllit kosovar për ndeshjen e së martës mbrëma kundër Bayern Munichut – ku ai ishte rezervist i paangazhuar në lojë –…

Sport

02/04/2014 08:39

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka dhënë indikacione se mund të ketë vendosur shtetin që do ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Twitter, shihen mbrojtëset e yllit kosovar për ndeshjen e së martës mbrëma kundër Bayern Munichut – ku ai ishte rezervist i paangazhuar në lojë –  me flamurin e Belgjikës.

I lindur në Bruksel, por me prejardhje kosovare, Januzaj kërkohet nga Belgjika, Shqipëria, Kosova, e Turqia, derisa babai i tij Abedini ka paralajmëruar se Adnani do të fokusohet në Manchester United, para se të vendos për të ardhmen e tij ndërkombëtare.

Mirëpo, flamuri i Belgjikës në mbrojtëset e tij mund të jetë një sinjal, që pa dyshim se ka gëzuar belgët që shpresojnë në angazhimin e tij në ekip për Kampionatin botëror 2014.