Janina Ymeri kërkon transparencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji për raportet mbi energjinë

Deputetja e LDK, Janina Ymeri, ka kërkuar që Zyra e Rregullatorit për Energji të publikojë sa më shpejt raportet konsultative me KOSTT, KEDS dhe KESCO para publikimit të raportit përfundimtar për vendimin. Ajo theksoi se koha për komente duhet të jetë e mjaftueshme për të gjithë të interesuarit. Sipas Ymerit, edhe nëse nuk ka rritje…

Lajme

15/03/2026 20:52

Deputetja e LDK, Janina Ymeri, ka kërkuar që Zyra e Rregullatorit për Energji të publikojë sa më shpejt raportet konsultative me KOSTT, KEDS dhe KESCO para publikimit të raportit përfundimtar për vendimin.

Ajo theksoi se koha për komente duhet të jetë e mjaftueshme për të gjithë të interesuarit.

Sipas Ymerit, edhe nëse nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike, është shumë e rëndësishme të sqarohet se si do të paguhet importi i energjisë nga viti i kaluar dhe ai i këtij viti.