“Jam Edon Zhegrova, nuk jam Lionel Messi”

Edon Zhegrova ka refuzuar të krahasohet me Lionel Messin.

Sport

19/04/2019 11:55

Ylli argjentinas, Lionel Messi, konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave në futboll.

Jo pak lojtarë të tjerë në futboll kanë marrë epitete si pasues të tij, e në mesin e tyre edhe Edon Zhegrova.

Por, reprezentuesi i Kosovës ka refuzuar të krahasohet me Lionel Messin, duke thënë se ai ka një stil të tij të lojës.

Zhegrova në afatin kalimtar të janarit ndërroi skuadër nga Genk duke kaluar te Basel në Zvicër, ku së fundi ka filluar të fitojë besimin e trajnerit.

20 vjeçarin është paraqitur startues në ndeshjen që Basel barazoi 0-0 me Grasshopper në shtëpi.

“Edhe kur isha i ri, shumë njerëz më thoshin se luaj si Lionel Messi”, ka deklaruar Zhegrova për bzbasel.ch, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por, unë nuk mendoj ashtu. Gjithashtu them se nuk luaj si ai. Unë jam Edon Zhegrova, nuk jam Lionel Messi”./Lajmi.net/