Jack Grealish ka nënshkruar me Man City, mungon vetëm zyrtarizimi

Jack Grealish është lojtari më i ri i Manchester Cityt.

Sport

05/08/2021 15:36

Reprezentuesi i Anglisë, Jack Grealish është trasnferimi më i ri i Manchester Cityt.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Grealish e ka nënshkruar kontratën e tij me Manchester Cityn dhe ka folur direkt me Pep Guardiolan, transmeton lajmi.net.

Grealish ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e cila do ta mbajë atë deri në vitin 2026 në “Etihad”.

Marrëveshja kap shifrën e 100 milionë funtesh, e cila do ta bëjë Grealish lojtarin më të shtrenjtë në histori të Premierligës./Lajmi.net/