Ja sa paisje Galaxy S7 dhe S7 edge do të prodhojë Samsung në 3 muaj

Sipas një raporti të dalë nga mediat koreane, Samsung është duke u përgatitur për të prodhuar një total prej 17.2 milionë njësi të Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge (kombinuar së bashku) deri në Prill.

Auto & Tek

01/03/2016 03:11

Ky është një numër mjaft i rëndësishëm për periudhën tre mujore (shkurt, mars, prill) dhe më e lartë se vëllimet e prodhimit të vitit të kaluar, kur kompania prodhoi vetëm 15.2 milionë njësi gjatë tre muajve të parë.

Gjërat janë pak më ndryshe këtë herë dhe thuhet se Samsung do të prodhoj rreth 9,9 milion njësi të Galaxy S7 dhe 7.3 milionë njësi të Galaxy S7 edge. Kjo tregon se Samsung pret një nivel më të lartë të kërkesës për Galaxy S7 edge, e cila është e logjikshme duke marrë parasysh popullaritetin e Galaxy S6 edge vitin e kaluar. Natyrisht, Samsung shpreson se dyshja e re Galaxy S7 do të perfomoj më mirë se paraardhësit e tyre.

Ja se çfarë tha shefi i Samsung Mobile DJ Koh – “Edhe pse unë nuk mund t’u jap vlera të detajuara numerike, duket se Galaxy S7 do të ketë rezultate më të mira se Galaxy S6. Të gjithë klientët dhe partnerët tanë janë duke pritur shumë nga Galaxy S7. ”/lajmi.net